Rregullat e lojës konkurruese “Yippy school start box raffle”

1. Dispozitat e përgjithshme. 

Rregullat e mëposhtme rregullojnë procedurën e zhvillimit të lojës konkurruese dhe kushtet e pjesëmarrjes.

Organizatori i lojës konkurruese : RAUCH Fruchtsäfte GmbH & Co OG, Langgasse 1, 6830 Rankweil (më poshtë quhet organizator). Realizuesi i lojës konkurruese : DNA Communications, Bulevar kneza Aleksandra Karađorđevića 20, 11000 Beograd (më poshtë quhet: realizuesi). 

Loja konkurruese do të zhvillohet në faqen Shqiptare të Facebook-ut të shoqërisë Rauch Albania : https://www.facebook.com/RauchALB/  dhe do të zhvillohet nga data 3 shtator deri më 14 shtator 2018. Duke marrë pjesë në lojën konkurruese, pjesëmarrësit pranojnë këto rregulla dhe kushte të përgjithshme dhe konfirmojnë që ata janë të njohur me to dhe bien dakord ti respektojnë ato. 

2. Qëllimi i lojës konkurruese 

Qëllimi i lojës konkurruese ‘Yippy School start box raffle (më poshtë quhet loja konkurruese) është të forcojë ndërgjegjësimin për markën Yippy në Facebook. 

3. Pjesëmarrësit 

Çdo individ me vendbanim të përhershëm në Shqipëri mund të marrë pjesë në lojën konkurruese. Organizatorët e lojës konkurruese, punonjës të shoqërisë DNA communications, anëtarët e afërt të familjeve së tyre (bashkëshortë, partnerë jashtë martese, prindër dhe fëmijë) ose persona të punësuar nga Rauch Albania të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimin e lojës konkurruese nuk mund të marrin pjesë në lojën konkurruese. Një person mund të marrë pjesë në lojën konkurruese vetëm në emrin e tij. Ai konfirmon që të gjitha të dhënat personale të dërguara janë ekskluzivisht të dhënat e tij personale dhe bie dakord me këta rregulla. 

4. Metoda e pjesëmarrjes  

Pjesëmarrja në lojën konkurruese përfshin publikimin e një komenti në hapësirat në lidhje me përmbajtjen e lojës konkurruese. Vetëm ata pjesëmarrës që komentojnë mbi përmbajtjen gjatë lojës konkurruese mund të marrin pjesë në shorte. 

Blerja e produkteve Rauch nuk është kusht për pjesëmarrjen në lojën konkurruese. Çdo shpenzim pjesëmarrjeje (aksesi në internet) mbulohet nga pjesëmarrësi. Fituesi i lojës konkurruese do të shpallet në faqen të Facebook-ut të shoqërisë Rauch Albania : https://www.facebook.com/RauchALB 

Çdo përdorim i profileve të rreme ose të dyfishta ose përdorimi i dyshuar i profileve të tilla do të rezultojë në përjashtimin e pjesëmarrësit nga loja konkurruese. 

5. Çmimi  

Çdo fitues i lojës konkurruese do të fitojë një çantë sportive, lapsa me ngjyra dhe 1 shishe të pijes Yippy me shije luleshtrydhe. Në total kemi 10 fitues. 

Çmimet janë të pashkëmbyeshëm, dhe as nuk mund të kërkohet kundërvlefta në para. Një fitues çmimi nuk mund ta transferojë çmimin e tij tek një palë e tretë.

6. Dhënia e çmimeve dhe njoftimi i fituesve të çmimeve  

Njoftimi do te jepet më 17 shtator në zyrën qendrore të realizuesit. Loja do të zhvillohet në mënyrë të tillë që kushdo që përmbush kërkesat e përmendura në Nenin 4 të tërhiqet në mënyrë rastësore prej atyre që bëjnë komentet e publikuara tek hapësirat në lidhje me lojën konkurruese. Duke marrë pjesë në lojën konkurruese, të gjithë pjesëmarrësit bien dakord shprehimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme me publikimin e emrit të përdorimit të tyre të Facebook-ut. 

Organizatori dhe realizuesi rishikon të gjitha komentet e publikuara dhe rezervon të drejtën të skualifikojë një pjesëmarrës nëse:  

- ai shkel rregullat; 

- ai nuk i përgjigjet një kërkese nga organizatori brenda 48 orëve ose publikon të dhëna të pasakta, ose nuk është e mundur të vendoset kontakti me të për një shkak tjetër; 

- një koment është ofendues ose vulgar, përmend njerëz konkretë ose ka përmbajtje që është në kundërshtim me ligjin slloven. 

7. Marrja e çmimit 

Me qëllim që të marrë një çmim, një pjesëmarrës duhet të përmbushë kushtet e përmendura në Nenin 3 dhe të bjerë dakord me rregullat dhe termat dhe kushtet e pjesëmarrjes në lojën konkurrente. Nëse emri i tij tërhiqet në shorteun e çmimit, ndërsa ai duhet të dërgojnë të dhënat e tij personale (emrin, mbiemrin, emrin e rrugës, kodin postar, vendin e banimit) nëpërmjet Inbox-it në Facebook brenda 48 orëve me qëllim që ti dërgohet çmimi. Nëse një fitues nuk dërgon informacionin e saktë dhe të rregullt në kohë, ai konsiderohet të ketë refuzuar çmimin dhe organizatori është i liruar nga detyrimet në lidhje me dhënën e çmimit fituesit. Në këtë rast, çmimi nuk jepet. 

Çmimet u dërgohen fituesve të çmimeve me postë. 

Organizatori nuk merr asnjë përgjegjësi për ndonjë dërgesë të humbur ose të dëmtuar. Një çmim konsiderohet ti jetë dorëzuar një fituesi çmimi nëse organizatori e dërgon atë në adresën e përcaktuar nga fituesi i çmimit. Organizatori nuk merr asnjë përgjegjësi për dorëzimin faktik. Nëse nuk është e mundur që çmimi ti dorëzohet fituesit të çmimit ose çmimi i kthehet organizatorit, fituesi i çmimit konsiderohet të ketë refuzuar çmimin, i cili mbetet i padhënë. 

Organizatori rezervon të drejtën për të mos e dhënë një çmim nëse: 

- ka dyshime në lidhje me vërtetësinë e të dhënave të dhëna; 

- një fitues çmimi nuk përmbush kushtet për marrjen e çmimit;  

- vërtetohet që pjesëmarrësi ka marrë pjesë në lojën konkurruese në kundërshtim me rregullat dhe termat dhe kushtet e lojës konkurruese; 

- fituesi i çmimit nuk jep informacion shtesë të kërkuar nga organizatori për dhënien e çmimit me mesazh privat në Facebook brenda 48 orëve; 

- Në raste të tjera kur dhënia e çmimit nuk është e mundur ose do të ishte e paligjshme. 

8. Përjashtimi nga përgjegjësia  

Organizatori dhe realizuesi nuk pranojnë përgjegjësi për: 

- funksionimin ose mos-funksionimin e shërbimit të rrjetit social të Facebook-ut; 

- të gjitha aktivitetet e tjera në shërbimin e rrjetit social të Facebook-ut;  

- çdo pasojë që pjesëmarrësi mund të pësojnë si rezultat i pjesëmarrjes në lojën konkurruese ose shorteun e çmimit; 

- çmimet e padorëzuara; 

- Çdo pasojë në lidhje me përdorimin e çmimeve. 

9. Mbrojtja e të dhënave personale  

Të gjitha të dhënat personale mbrohen në pajtim me këta rregulla, rregulloret e përgjithshme të organizatorit të lojës konkurruese në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ZVOP-1). 

Pjesëmarrësit në lojën konkurruese bien dakord shprehimisht që organizatori i lojës konkurruese do ti përdorë të dhënat personale të dhëna nga pjesëmarrësit brenda kontekstit të pjesëmarrjes në lojën konkurruese për qëllimet e lojës konkurruese. Organizatori mund të përpunojë të dhënat e sipër-përmendua për afatin kohor të zhvillimit të lojës konkurruese. Ndërsa të dhënat personale janë nën administrim, pjesëmarrësit kanë të drejtë të kontaktojnë organizatorin e lojës konkurruese në çdo kohë tek adresa erinda.tota@add.al.

10. Aksesi tek rregullat e lojës konkurruese 

Rregullat e lojës konkurruese mund të aksesohen në faqen e internetit www.rauch.cc nga të gjithë pjesëmarrësit. 

11. Dispozita të tjera  

Organizatori nuk merr asnjë përgjegjësi për postën e vonuar ose të papërshtatshme. Vendimet e organizatorit të lojës konkurruese për të gjitha çështjet në lidhje me lojën konkurruese dhe rregullat në lidhje me të janë përfundimtarë dhe zbatohen për të gjithë pjesëmarrësit. Në rast të një mosmarrëveshjeje ose pasigurie, këta rregulla konsiderohen primarë në lidhje me çdo publikim, qoftë i printuar, elektronik ose një formë tjetër. Interpretimi autentik i këtyre rregullave përcaktohet ekskluzivisht nga organizatori. 

Organizatori i lojës konkurruese rezervon të drejtën për të ndryshuar këta rregulla nëse është e nevojshme për shkaqe ligjore, teknike ose tregtare. Ai njofton pjesëmarrësit për çdo ndryshim të këtyre rregullave duke u bërë njoftim në faqen e Facebook-ut të Rauch Slovenia në hapësirat që përmendin rregullat e lojës konkurruese. 

Loja konkurruese nuk organizohet nga shërbimi i rrjetit social Facebook. Facebook-u nuk merr asnjë përgjegjësi për asnjë pretendim që rrjedh nga loja konkurruese. Facebook-u as e sponsorizon dhe as nuk e administron lojën konkurruese, nuk e ka autorizuar atë dhe nuk ka lidhje me të. I gjithë informacioni i paraqitur nga individët që marrin pjesë në lojën konkurruese i komunikohet organizatorit ose autoritetit kontraktor dhe jo shërbimit të rrjetit social të Facebook-ut. 

Çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga loja konkurruese që nuk mund të zgjidhet me pajtim zgjidhet nga gjykata kompetente e Ljubljanës. Këto rregulla hyjnë në fuqi në ditën kur miratohen. 

Tiranë 27/08/2018